Dy persona të maskuar kanë grabitur një shtëpi në fshatin Vranisht të Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme.
Pas grabitjes, dy personat e maskuar kanë goditur të moshuarin dhe më pas i kanë marrë edhe makinën dhe janë larguar.
Grabitësit kanë hyrë në banesë nga dritarja e tualetit duke e lidhur të moshuarin, ndërsa nën kërcënimin e armës i kanë marrë edhe mjetin. Autorët e kanë lënë të lidhur të moshuarin, N. Habili , i cili jetonte i vetëm pasi fëmijët dhe pjesëtarët e fëmijës i kishte në Itali.
Ndërkohë policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët grabitën dhe dhunuan vlonjatin.