Tre persona kanë përfunduar në pranga në pikën kufitare të Muriqanit. Këta shtetas të ndaluar kishin me vete sasi lëndësh narkotike që po tentonin t’i kalonin nga Shkodra drejt shtetit fqinj të Malit të Zi. Pas kotnrollit të bërë nga efektivët në doganën e Muriqanit, ka rezultuar se tri shtetasit mbanin me vete lëndë nakortike të dyshuar si canabis sattiva. Ende është e paqartë se sa është sasia që ka kapur policia.
Nga ana tjetër sipas burimeve këta tre shtetas të ndaluar nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe sipas burimeve kanë rastësisur duke kaluar kufirin në të njëjtën kohë. Muriqani vazhdon që të mbetet një prej doganave e cila është e preferuar për narkotrafikun për ta transportuar nga Shkodra drejt Malit të Zi. Policia po heton për këto raste dhe tre shtetasit e arrestuar me canabis./ShkodraNews