Gjeneralja Laura J. Richardson ka arritur të thyejë disa tavane qelqi në ushtrinë amerikane. Tani ajo është e vendosur për të thyer një të ri.
Për herë të parë në Komandën e Forcave të Armatosura të SH.BA-së, ose FORSCOM, një grua do të udhëheqë komandën më të madhe në Ushtri, duke përfaqësuar 776,000 ushtarë dhe 96,000 civilë.
Ky është rasti i parë ushtrinë amerikane.
Ajo ka qenë pjesë e ushtrisë amerikane që nga viti 1986 dhe në vitin 2012 ajo u bë zëvendësdrejtoria e parë femër e përgjithshme për Divizionin e parë të kalorësisë, i njohur si “Ekipi i Parë i Amerikës”.
Në vitin 2017, ajo u bë e dyta në komandë të gjeneralit Robert B. Abrams, kur ajo u emërua si zëvendësia e parë femër e komandandes së përgjithshme të FORSCOM në Fort Bragg, Karolina e Veriut, raportoi ushtria amerikane.
Tani, Richardson do të bëhet gjeneralja e parë femër komanduese e ushtrisë amerikane FORSCOM pasi Abrams ka hequr dorë nga posti i tij, njoftoi WTVD CNN .