Loading...

Pas përplasjes për pronën, dy motrat shqiptare zihen LIVE për burrë

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” ishin të pranishme dy motrat, zonja Mrie dhe zonja Vera. Ato kanë ardhur për një borxh që Vera ja ka dhënë Mries, pa dijeninë e prindërve. Por ajo që e shqetëson më shumë zonjën Mrie është pse Vera ka mbetur pa u martuar. Ndërkohë Mria ka një konflikt me shtëpinë e bashkëshortit, pasi i kanë ndryshuar numrin e pasurisë dhe e kanë spostuar shumë shtëpi më lart. Vera përpos që është beqare dhe ka një problem me pronën prej 20 vitesh. Eni Çobani: Kemi dy zonja që unë kam kohë që i kam takuar. Pasi kanë bërë disa herë tentativa për ta zgjidhur Mria ka vendosur ta bëjë publike shqetësimi e saj. Mrie Kolaj: Vij nga fshati Balldren, Lezhë, jam grua e ve me 4 fëmijë jetimë prej 18 vitesh. Kam një problem familjar sepse i kam marrë motrës  Lekë borxh, pasi fëmijët i kisha të vogjël kur më vdiq burri dhe sot që janë rritur nuk e di ku janë. I kërkoj falje motrës dhe nuk di ku ti marr borxh Lekët. Duhet të më presë dhe pak…

Vera: Edhe unë i kam marr borxh dhe deri kur duhet të të pres… Sepse prindërit i kanë marrë borxh dikur tjetër dhe ja kam dhënë asaj.

Eni Çobani: Problemi i vërtetë është se prindërit i kanë marrë për ty dhe sot vinë dhe të kërkojnë Lekë. Zonja Mrie, mund ta dimë pse keni marrë Lekë borxh?

Mrie Kolaj: Kështu më erdhi jeta, burri me vdiq, fëmijët mu larguan. Kam një ankth në zemër sepse kjo motër, nuk është qorre dhe as sakate është duke çuar jetën dëm. Ka patur kërkesa për djem të mirë dhe thotë vetëm jo, jo.

Eni Çobani: Problemi i parë dhe kryesor është që ju i keni marrë një shumë të hollash zonjës Vera dhe më e rënda është që prindërit tuaj i kanë marrë borxh për Verën dhe jo për ju. Ajo sot po e thotë publikisht që paratë ti ka dhënë ty. Tani na nxirrni dhe një problem tjetër. Pse zonja Vera nuk është lidhur në martesë me djem të cilët i janë ofruar dhe ka pasur kërkesa. Nuk mendoni se ky është një problem privat i zonjës?

Mrie Kolaj: Privat është dhe kolektiv, është dhe familjar…

Vera: Kam ardhur vetëm nga zonja Eni Çobani se më ka thënë hajde, se ne kemi 5 vite me këtë çështje dhe kam ardhur pa dëshirën time. Më ka ardhur turp me dalë këtu.

Mrie Kolaj: Deri kur do të rrish nëpër gjyqe dhe institucione?

Vera: Deri kur ti të mi japësh lekët… Prokuroria nuk do t’ja dijë, 6 herë e ka pushuar çështjen. Ka shkuar në Gjykatën e Apelit. Jam mbytur në borxhe, deri kur të dali e drejta në dritë. Do ti drejtohem zotit President, Ilir Metës që ta marri seriozisht situatën.

Mrie Kolaj: Kërkoj ndjesë, të më prisje dhe pak. Do futesh edhe në borxhe të tjera. Deri kur do të vazhdojmë kështu ne?

Eni Çobani: Zonja, Vera dua të dimë pse keni ardhur këtu. Pse e keni marrë këtë borxh, keni vite me probleme me drejtësinë. Mria i ka marrë borxh Verës, ndërkohë që Vera ja u ka marrë prindërve.

Vera: Prindërit nuk dinë gjë, se unë ja kam dhënë Lekët borxh.

Ardit Gjebrea: Problemi i beqarisë për çfarë është?

Mrie Kolaj: Problemi është se kjo ka mbetur nëpër gjyqe, letra- letra. Kjo nuk është për me ndenjt pa martuar.

Eni Çobani: Këto janë gjëra private, por ndoshta duke jetuar vetëm me prindërit ka dhe shqetësimin e tyre, por dhe ka gjyqe shumë të gjata prej vitesh, të cilat nuk dua ti bëj pjesë të kësaj seance. Ajo është në proceduara gjyqësore të gjata prej vitesh dhe ne presim vendimmarrjet e fundit. Ato nuk janë marrë akoma dhe ne nuk mund të japim asnjë lloj opinioni mbi këto vendimmarrje. Thirrjen që i bën Presidentit ja bën për të përshpejtuar proceduara gjyqësore se është në ndërrime gjyqtarësh në mënyrë të vazhdueshme. Nuk ka më gjyqtarë më për të gjykuar çështjen e Verës. Këtu jemi për një shqetësim tjetër. Se mund t’ja vonosh dhe 5 vite të tjera.

Vera: Po tradhtoj prindërit, të cilët kanë marrë borxh për dokumentat e mija që po ndjek gjyqet.

Ardit Gjebrea: Pse i morë paratë borxh?

Mrie Kolaj: Më vdiq burri dhe ngela me 4 fëmijët. Kam prej 18 vitesh nëpër gjyqe dhe institucione dhe Hipoteka e Lezhës tallet me mua. Nuk kam kur ti marr për momentin.

Eni Çobani: Kë quan moment, se ke 5 vite?

Mrie Kolaj: Po mundohem, me ndihmën e Zotit.

Eni Çobani: Ju nuk dini as vendndodhjen e fëmijëve dhe kjo është shumë e rëndë, si është e mundur që nënë të mos e dijë ku janë fëmijët?

Mrie Kolaj: Fëmijët nuk e di se ku jetojnë. Zemra ime është e ndarë në 4 copa.

Eni Çobani: Ku do i gjeni Lekët që do ja ktheni borxhin?

Mrie Kolaj: Nuk punoj kund, vetëm dy ditë që më kanë marrë murgeshat, sa për të paguar ujë dhe drita.

Vera: Janë miliona Lekë borxh, jam në hall…

Mrie Kolaj: Më kanë prerë ujin, se nuk kam mundësi ta paguaj.

Vera: Çdo bërët me borxhin, lëri këto, se po na shikon baba nga televizioni.

Mrie Kolaj: Baba nuk ka ku ta shikojë se nuk ka televizion.

Zonja Vera çohet nga vendi i saj dhe i shkon afër të motrës për ti  kërkuar një datë se kur do ja kthejë borxhin.

Vera: Kur do mi japësh Lekët, më intereson borxhi?

Mrie Kolaj: Leje moj borxhin, se do të lahet por unë të kërkoj publikisht të martohesh.

Vera: Unë do të bëj një tjetër punë, do të çoj të gjithë borxhlinjtë tek ty. Nuk kam gjetur dot lekët për ekspertë.

Më pas Vera nis rrëfimin për problemin e saj, përtej borxheve.

Vera: Në vitin 1991 na është ndarë nga 4 dynym tokë bujqësore. Na ka takuar 20 dynym , për 5 persona. Por në atë moment na i kanë zapatur se ne nuk kemi vëllezër. Na i kanë zaptuar 9 dynym tokë, 2 familje.

Dy komshinj, e kemi ditur, por tani e kemi marrë vesh pas dokumentave se janë 3 familje.

Eni Çobani: Ku qëndron problemi, se ligji 7501 është shumë i qartë. Juve ju ka takuar 20 dynym tokë, ku është problemi?

Vera: Na kanë takuar 14 dynym dhe 400 metra tokë, ata kanë bërë letrat false, se të vërtetat i kam vetë.

Eni Çobani: Kam shumë kohë që i takoj zonjat. Kemi bërë një telefon edhe me administratorin e zonës ku jetojnë zonjat, me zotin Albert Rusit. Ai më ka thënë se e njeh rastin dhe i mirëpret zonjat për ti parë dokumentat.

Vera: Na ka pritur por nuk ka zgjidhur punë. Na kanë bërë falsifikime me dokumentet. Prokuroria na e ka pushuar 6 herë çështjen. Në të gjitha gjykatat kam fituar të drejtën se janë falsifikuar dokumentet.

Eni Çobani:  Pse nuk e keni marrë tokën?

Vera: Kundërshtarja ka nënkryetarë vajzën e vëllait që i ka bërë falsifikimet tek ALUZINi, tek bashkia, tek Hipoteka.

Eni Çobani: Këto janë pretendime dhe mbani përgjegjësi, nuk kam asnjë kontakt me këto që po përmendini. Dhe shqetësimi im më i madh është si do ti kthejmë paratë zonjën Vera dhe shqetësimi më i madh është se kë një baba dhe nënë të thyer në moshë dhe nuk e di që paratë e Verës i ke marrë ti.

Edhe zonja Mrie Kolaj ka një dosje ku pretendon se drejtësi nuk i ka dhënë të drejtën ku pretendon se numri i shtëpisë së saj është ndërruar.

Eni Çobani: Secila prej tyre është në një konflikt të vetin. Ju pretendoni për falsifikime, por asnjëra prej jush nuk ka një vendim të formës së prerë që ta vendosë mbi tavolinë dhe ti bëjë thirrje zyrës vendore të Regjistrimit në Lezhë që t’ju rregullojë pasurinë.

Eni Çobani i uroi Verës që të mos refuzojë takim me ndonjë djalë dhe të pranojë qoftë dhe njëherë të vetme të takojë dikë. Ajo i dha një zgjidhe që të bëhej një deklaratë para noterit ku Mria të pranonte borxhin dhe njerëzit që e kanë dhënë të vinë dhe të firmosin për një afat të caktuar.

Eni Çobani i premtoi Mries se do e ndihmojë që ta mbylli sa më shpejt problemin me drejtësinë në mënyrë që ajo të marri shtëpinë, por me kushtin që ajo tu thotë personave që i kanë thënë Lek borxh Verës, se i ka marrë Mria dhe jo Vera./tvklan.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com