Instituti Evropian “Pashko” ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në Shqipëri. Sipas kësaj liste, më i pasuri në Shqipëri është sërish biznesmeni, Samir Mane, duke u ndjekur më pas nga Shefqet Kastrati, Vasil Naçi, e me radhë.
Aktivisti i shoqërisë civile, Endri Shabani, i doktoruar në Universitetin e Oxford-it në Britaninë e Madhe, bën një krahasim mes të pasurve në Shqipëri dhe atyre në botë. Shabani shkruan nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook se të pasurit në Shqipëri nuk kanë sjellë asnjë vlerë të shtuar por shfrytëzojnë pasurinë e përbashkët.
“Sheh listën e më të pasurve në bote, njëri ka themeluar Amazon, tjetri Facebook, tjetri Microsoft. Pra, kanë krijuar diçka të re. Dhe ndërkohë të gjithë të shkolluar në Harvard, Princeton, Stanford etj.
Sheh listën e më të pasurve në Shqipëri, njëri ka marrë rafineritë e naftës, tjetri minierat e kromit, tjetri koncesionin e rrugëve apo ilaçeve. Pra, kanë shfrytëzuar pasurinë e përbashkët, pa sjellë asnjë vlerë të shtuar. Dhe ndërkohë para se të bëheshin milionerë ishin shoferë, kambist, bodyguard etj.”- shkruan Shabani në postimin e tij në Facebook.