Këtë vit vjeshta nga pikëpamja astronomike nis më 22 shtator, në orën 14:21. Për t’i dhënë mirëseardhjen, ne do të ju paraqesim disa vende ku natyra në vjeshtë jep spektakël.
1.Alaska
Ngjyrat mahnitëse të Serpentine Hot Springs, një zonë gjeotermale që ndodhen në rezervatin natyror të Bering Land Bridge, Alaskë.
2.Patagonia
Në prill, kur tek ne është pranverë, këtu në Patagonia është vjeshtë. Natyra e egër bëhet një peizazh i mrekullueshëm.
3.Hyde Park
Shpërthimi i ngjyrave në zonën më të gjelbëruar që ndodhet në zemër të Londrës. Kjo është vjeshta në Hyde Park.
4.Andet
Vjeshta në zinxhirin e maleve të Amerikës së Jugut. Me 7200 kilometrat Andet, janë vargmalet më të gjata në botë.
5.Maine
E kuqja e thellë e fushës Mainë të mrekullon. Ajo ndodhet në Nju England të SHBA-së.
6.Parku Qendror (Central Park)
Njujorkezët kërkojnë ngjyrat e vjeshtës duke shëtitur në parkun e tyre të famshëm.
7.San Severino Marche
Ndodhemi në Itali. Perëndimi ju dhuron një magji kodrave të ngjyrosura nga gjethet e pemëve.
8.Tokyo
Vjeshta në qiellgërvishtësin e Tokios në Japoni. Ndodhemi në Kopshin Kombëtar të Shinjuku Gyoen
9.Villa Ada
Vjeshtë e pasqyruar në ujë dhe që ndodhet në parkun publik të Romës, në rrugën Salaria.
10.Kinë
Reflekset e ngjyrave në liqenin “Five Flowers” të Parkut Kombëtar të Jiuzhaigou.
11.Slloveni
Në Bohinj, ku uji rrjedh furishëm midis shkëmbinjve të mbuluara me ngjyrat e vjeshtës dhe myshkut.
12.Zelandë e Re
Një rrugë në Queenstown, të Ishullit të Jugut.