Orkestra Simfonike e Vlorës vjen me një koncert në teatrin “Petro Marko” me rastin e 40-vjetorit të krijimit të saj. Nën drejtimin mjeshtrit Oleg Arapi në program janë vepra nga kompozitorët e njohur si Mascagni, Briten, Puccini, Bizet dhe shqiptar si Kujtim Laro, Arian Avrazi, Aulon Naçi.
Koncerti vjen për publikun mbrëmjen e së dielës me rastin e 40 -vjetorit të krijimit të Orkestrës Simfonike të Vlorës organizohet me iniciativën e drejtorit të teatrit Dhimitraq Furxhi.
Mjeshtri Oleg Arapi pohon se koncerti në kuadër të 40-vjetorit të krijimit të Orkestrës së Vlorës është një ngjarje e rëndësishme muzikore.
Në përbërjen e orkestrës dirigjenti tregon se janë artistë me të cilët janë realizuar koncerte simfonike, koncerte në kuadër të festave të ndryshme me karakter historik si lufta e Drashovicës, lufta e Vlorës, shpallja e Pavarësisë, çlirimi i Vlorës, anketa muzikore, festivale të këngës, festivale të pionierëve e shumë aktivitete të tjera.