Loading...

“Nuk kam para për bukë/ Kapet me heroinë, e pëson keq shqiptari në Francë (Emri)

Eklen H., një shqiptar i cili u kap me heroinë në komunën franceze Chamant është dënuar me burg dhe një gjobë mijëra-euroshe.

Siç raportojnë mediat franceze,  Eklen H. u ndalua të enjten teksa lëvizte me makinën e tij, shkruan Shkodranews. Poshtë sedijes së pasagjerit u gjetën 2.1 kg heroinë. shqiptari 42 vjeç u dërgua në gjykim të menjëhershëm nga prokuroria dhe gjykata e Senlis e dënoi me 4 vite burgim e 25.euro gjobë.

Shqiptari pranoi faktet e paraqitura nga organi i akuzës dhe tha se ishte hera e parë që bënte trafik, shkruan Shkodranews. Ai tha në gjyq se bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë në Belgjikë, ai është i papunë dhe kishte nevojë për para për ti ushqyer.

Në celularin e tij, hetuesit gjetën fotografi të paketimeve me kartëmonedhave, drogë dhe armëve. “Posedimi i armëve është i parëndësishëm në Shqipëri,” u përpoq të justifikohej.

Teksa në Francë ai rezulton i pastër penalisht, në Belgjikë ka precedentë të mëparshëm në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, raportohet se marrë dënime gjyqësore edhe në vende të tjera të BE-së. Në kërkesës e saj, Prokuroria kërkoi të paktën 4 vite burgim. /Shkodranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com