Tema e takimit ishte llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018 si dhe vazhdimi i Buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019.
Në këtë takim te organizuar nga kryetari i Bashkisë z. Dritan Leli së bashku më përfaqësues të Bashkisë Vlore morën pjese banoret e Novoselës dhe fshatrave përreth.
U diskutua rreth ecurisë se investimeve te kryera gjata vitit 2018 si dhe problematikave ne ketë zone.
Një rendësi e veçante i është dhëne pastrimit te kanaleve kullues dhe vaditës ne ketë zone, ku janë pastruar rreth 35km kanale dhe janë lëvizur me shume se 90 mije metra kub inerte Banoret paraqiten kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Te gjitha keto kërkesa do te realizohen dhe te do parashikohen ne hartimin e buxhetit 2019.