Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, fëmijët e ish-ministrit Dritan Prifti e kujtojnë atë me mesazhe prekës.
Çdo ditë unë shoh jashtë në botë dhe të shikoj ty në çdo gjë dhe kudo. Ti u bërë drita ime udhërrëfyese çdo ditë dhe çdo natë, më mungon kaq shumë baba”, shkuan në një postim në rrjetet sociale e bija e Dritan Priftit. Një emocion të veçantë përcjell edhe përmes fotografisë së publikuar, ku shfaqet përballë me një pikturë të të atit, e nga sytë e saj rrezaton dashuria dhe del në pah malli, për njeriun e dashur.
Edhe djali i Dritan Priftit i kushton një mesazh prekës të atit: “Më i lumturi në botë në prehrin tënd ba! Më mungo pa fund çdo gjë e jotja”.
Postimin e shoqëron me një fotografi të kohëve të largëta, kur të dy, babë e bir, shfaqen të lumtur në përqafimin e njeri-tjetrit.