Mediat turke kanë raportuar se një tjetër aktore dhe modele e njohur në Turqi është me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Didem Soydan, e cila raportohet se së fundmi është në një lidhje romantike me Ozan Kıymaç, edhe ai model, shkruan Shkodranews.
Didem Soydan lidni më 1 Prill, 1986, në Stamboll. Të dy prindërit e saj janë shqiptarë. Ajo nisi modelingun në vitet e para të universitetit, shkruan Shkodranews. Ka punuar me shumë stilistë të njohur të modës dhe ka marrë pjesë në videoklipe.
Gjithashtu, ajo ka hapur një dyqan në Turqi me stilistin Umut Eker. Bukuroshja me origjinë shqiptare ka marrë pjesë edhe në disa filma dhe seriale të xhiruara në Turqi si – Aşk Yenidennë 2015, Mutlak Adalet në 2014-ën, Güzel Çirkin në 2013-ën, Uçurum në 2012-ën dhe Bir Hikayem Var në 2012-ën, shkruan Shkodranews.
/Shkodranews