Loading...

Një i vetëhelmuar dhe një i vetëvarur në Tiranë

Dy persona kanë zgjedhur ti japin fund jetës, në 24 orët e fundit ne Tiranë. Një burrë ka varur veten në oborrin e shtëpisë, dhe ka ndërruar jetë. Ndërsa një e re, ka konsumuar medikamente, por për fatin e mirë, pas ndihmës mjekësore, ka kapërcyer rrezikun për jetën.

Komisariati i Policisë Nr. 2 Më datë 14. 10. 2018, gjatë natës, në Selitë, në oborrin e banesës, është vetëvarur shtetasi I. B., vjeç 63. Nga veprimet e kryera rezultoi veprimin e ka kryer në kushte depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 14. 10. 2018, në rrugën “Hajdar Tara”, në banesë, shtetasja E. S., vjeçe 20, banuese në Tiranë, ka pirë medikamente, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com