Një i ri shqiptar që kishte emigruar në Francë me qëllim kërkimin e azilit është gjetur i pajetë. Lajmi është raportuar nga faqaj “francebleu.fr”.
Ngjarja ka ndodhur në Metz dhe viktima është 26 vjeç.
E njëjta media saktëson se, aksidenti ndodhi në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”.
Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.
Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet. Të gjitha pistat janë nën verifikimin e hetuesve.