Loading...

Ngjarja në Bllok, pronari i lokalit zbulon të vërtetën e sherrit

Pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë në ish Bllok me një të vdekur dhe dy të plagosur ka treguar arsyet se pse ndodhi sherri. Redi Popesku ka treguar për News24 se debati ka nisur fillimisht për shkak të ngacmimit të këngëtares Elvana Gjata, e cila është e dashura e biznesmenit Ervin Mata, bosit të kazinove në Tiranë.

“Konflikit nisi për ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës. Mata më këroi leje të vinte Martinaj në lokal. I thashë Matës që nuk ka asnjë problem, pasi Ervis Martinajn unë e njihja. Martinaj erdhi me një makinë tip BMË të zezë, dhe janë takuar normalisht me Matën. Ata nuk dhanë shenja konflikti.

Debati filloi mes viktimës Fabiol Gaxha dhe efektivit të Komandos Merviol Bilo. Pas debatit Gaxha dhe Bilo u konfrontuan fikisht, ndërsa Gaxha nxori armën dhe qëlloi. Ka qenë një konflikt ordiner për tu sqaruar”, ka deklaruar Popesku.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com