Mesditën e sotme një i ri është gjetur pa shenja jete, ndërsa është konfirmuar se nuk bëhet fjalë për ngjarje kriminale.
Ngjarja ka ndodhur në Roskovec, ku viktimë ka mbetur Elsid Isufaj. 25-vjecari Isufaj ishte konsumator i lëndëve narkotike, ndërsa gjatë periudhës së fundit kishte zhvilluar edhe disa seanca me një psikolog pasi dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni.
Elsid Isufaj është djali i të fortit të Roskovecit, Ardian Isufaj. Ky i fundit është vrarë më 1996 me breshëri automatiku nga pas.