Loading...

Nga cikli: ” Mjeshtrat tanë ” SHPRESA QË END BUKURITË !

Sejmen Gjokoli

Nga cikli: ” Mjeshtrat tanë ”

SHPRESA QË END BUKURITË…

– me Shpresa Dahri që në avëlmënd pikturon me gjalmë –

Akoma se kishte mbushur moshën kur ju desh të niste punën në ndërmarrjen artistike të Vlorës, afro dyzetë e katër vite më parë.
Në fillim në një repart artistik druri, pastaj, deri sa ndërmarrja do të pushonte së ekzistuari, për dhjetë vite me radhë, do të punonte në repartin e sixhadeve e qylimave.
Si duket ky ishte edhe momenti që u bë përcaktues në rrugën e mëpasme të jetës.
Nga hedhurinat e ndërmarrjes së braktisur, hedhur diku në një magazinë periferike të qytetit, do të sajonte një avëlmënd të thjeshtë e do t’a ngrinte në një nga ambientet e banesës së saj.
Në fillim ja nisi me qylimat që disa prej shoqeve që ja njihnin zanatin i besuan pastaj, dalë – ngadalë, nisi të zgjerojë gamën e prodhimeve.
Vetëm me lesh, vetëm me gjalmë, me gjilmitër lloji – lloji, me punë dore e në mënyrë artizanale.
Ashtu si kishte parë në vogëli nga gjyshet e stërgjyshet, nga gratë e para.
Kështu Shpresa Dahri, bijë e nuse Çamërie , do të niste udhën pa kthim të endjes e punimit të leshit, vetëm në mënyrën e vjetër artizane, me dorë e avëlmënd.
Pastaj nisi të hedhë në ” tellajon” e leshit, në avëlmendin me fije si krehër, figurina e forma të ndryshme ambientale e historike, deri në portrete që do t’i kishin zili dhe vetë mjeshtrat e penelit.
Janë fryt i kësaj pune, sa artizanale po aq dhe artistike, portretet e endura me gjalmë të Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Pirros së Epirit, Hasan Tahsinit, Ali Demit e Marko Boçarit por edhe harta gjeografike e trojeve shqiptare. Madje, gati si në orgjinal edhe vet monumentin e Pavarësisë.
Natyrshëm figurat e gjeografisë nga Çamëria jonë na vijnë plot vërtetësi e art por edhe plot mall e dashuri.
Dhe nuk ka si ti mungojë portreti i endur i të jatit, Xhevdet Malaj, të njohur për dije e kulturë të gjerë.
Një galeri e tërë me piktura suvenire që të futin në një botë të tërë trashëgimie e traditë që na vjen shekujsh e brezash të shkuar.
Gati e pa besueshme kur shikon se gjithëshka ndodh e realizohet nuk i nënshtrohet penelit në telajo por fillit të gjalmit që merr formë aty në magjinë e tezgjahut ku gishtat endin bukuritë
Shpresa Dahri, një shkollë e vërtetë artistike në fushën e përpunimit të produkteve të leshit, aq të vyer për gjurmët tona të trashëgimisë, të kulturës tonë tradicionale.
Punime artizanale që vijnë si trashëgimi kulturore por që mbeten gjithmonë të adhuruara për vizitorë e turistë, vendas e të huaj…
Dhe mos u habitni, ç’farë do shikoni në këto foto nuk janë piktura në tellajo, përkundrazi vetëm me gjalmë leshi të punuara me tezgjah e argali.

Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli
Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com