Loading...

Ndotje masive përgjatë aksit rrugor Llogara-Dhermi (Foto)

Ndotje masive pergjate aksit rrugor Llogara-Dhermi, perkatesisht sapo zbret Llogarane shume prane Pikes Panoramike te kesaj zone. Denoncimi vjen nga qytetaret te cilet te skandalizuar, nuk hezituan te raportonin mbi kete katastrofe qe papergjegjshmeria I ben natyres e ne vecanti nje zone ndaj te ciles tregohet interes I vecante per vet asetin natyror qe kjo zone ofron.

Situata behet edhe me alarmante per vet faktin se ky eshte nje aks nacional me frekuentim te gjere te automjeteve. Mendohet se hedhja e ketyre mbetjeve inerte eshte bere gjate oreve te mbremjes atehere kur nuk mund ti shihte askush personat e papergjegjshem, autore te ketij veprimi arbitrar. Nuk dihet nese vulen e ketij arbitrariteti e mbajne firma te ndryshme kontraktore apo mbetjet inerte I perkasin objekteve te shembura nga Inspektoriati Kombetar I Mbrojtjes se Territorit.

Pavaresisht se mbi ke bie pergjegjesia, fakt tregues eshte ndotja masive ne aksin nacional Llogara-Dhermi, aksi me fluksin me te larte te automjeteve. Veprime te tilla te bejne te kuptosh se ndergjegjia qytetare le shume per te deshiruar pasi sot, kurre me shume se kurre flitet per rendesine qe duhet ti kushtohet mjedisit, sot mjedisi jo vetem nuk mirembahet por eshte vet dora e njeriut qe sjell pasoja te tilla:si kjo ndotje massive ne aksin Llogara-Dhermi, shume prane Pikes Panoramike te zones.

Autoret e kesaj masakre natyrore duhet te identifikohen e te perballen me pas me ligjin,si shkeles te detyrimit per mirembajtjen e mjedisit, nje ligj qe me teper se konforme instancave ligjore duhet te nise te zbatohet si nje detyrim dhe ndjesi morale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com