Loading...

Miss Globe 2018 ul siparin të dielën në Tiranë

Vajzat e Miss Globe 2018, teksa shpalosin talentet dhe bukurinë e tyre kthehen edhe në promovuese shumë të mira të vendeve të njohura historike, kulturore apo tradicionale.

Prej dy javësh, vajzat më të bukura të botës po qëndrojnë në Shqipëri.

“Ka qenë një mrekulli, kaluam vërtet bukur. Ne ishim në Mal të Zi gjithashtu, por Shqipëria më ka rrëmbyer zemrën, sepse ushqimi është shumë i mirë dhe njerëzit janë shumë të shoqërueshëm. Ndjehem si në shtëpi këtu, pasi jetoj në Stamboll, por këtu të gjithë më thërrasin “Hej Brazil, Brazil”. Të gjithë e njohin Brazilin dhe jam shumë e lumtur për këtë”, u shpreh Vanessa Crippa, Miss Brazili.

“Unë jam Valeria nga Rusia. Në këtë moment jemi në një restorant në Tiranë, me super ushqim. Shqipëria është vend mikpritës, më pëlqen”, tha Miss Rusia.

Përfaqësuese e Shqipërisë në edicionin e 15 të bukurisë është 16-vjeçarja, Alba Bajrami.

Konkursi ndërkombëtar i bukurisë do të ulë siparin në amfiteatrin e liqenit artificial këtë të diel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com