Loading...

Miqësia me trafikantin e drogës, Gjermania plas “bombën” për Taulant Ballën: Po e verifikojmë

Akuzat e ngritura javët e fundit ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sa i takon miqësisë me Edmond Begon dhe ngjarjet në komisariatin e Krujës, duket se kanë tërhequr vëmendjen e Bundestagut gjerman. Nga burime diplomatike mësohet se pesë deputetë të Bundestagut gjerman, pjesë e CDU-së, partisë së Kancelares Merkel, i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale.

Iniciativa e deputetëve gjerman lidhet me shfaqjen e Taulant Ballës në krah të kryeministrit Rama edhe në takimin me kancelaren Merkel, në fund të prillit të këtij viti.Sipas ligjeve gjermane 15 nëntori është afati që Ministri i Punëve të Jashtme t’ju përgjigjet letrës së dërguar nga deputetët ndërsa bërja publike e këtyre informacioneve është në dorën e këtyre të fundit.

Edmond Bego, njeriu që dikur ka qënë pjesë e ish-bandës së Lushnjës, tashmë rezulton të jetë një biznesmen i sukseshëm në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm. Bego ka ngjitur me shpejtësi hapat drejt suksesit, duke pasur kapitale të konsoliduara në tregun e ndërtimit vendas.

Megjithëse një person me të kaluar kriminale dhe i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale, drejtësia shqiptare nuk ka regjistruar një procedim penal për hetimin pasur kundër këtij shtetasi.

As prokuroria e Krimeve të Rënda, por as edhe prokuroria e policia e Tiranës, të cilat kanë qënë në dijeni të dënimit nga Italia të Mond Begos, nuk kanë marrë iniciativë për nisjen e një çështjeje për të verifikuar burimin e pasurisë dhe biznesit të këtij personi./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com