Një operacion i madh vijon prej disa orësh nga policia greke për goditjen e një organizate kriminale shqiptaro-greke të trafikut të kokainës dhe drogave të tjera. Operacioni po zhvillohet në Athinë, Trikalla dhe Grevena.
Janë lëshuar 11 urdhër arreste, nga te cilat janë ekzekutuar 9 deri tani për shtetas shqiptarë dhe grekë. Mes dy të kërkuarve edhe një shtetas shqiptar i konsideruar si tepër i rrezikshëm.
Po kështu bëhet e ditur se mes të arrestuarve janë edhe dy policë, një i Afalias në Athinë dhe një polic tjetër nga zona e Grevenasë. Organizata kryente shpërndarje droge në Athinë dhe Greqinë e Veriut. Janë sekuestruar gjatë operacionit sasi droge dhe armë. Operacioni nisi pas informacioneve të siguruara prej muajsh nga policia greke.