Loading...

Medalje historike për Kosovën, Erza e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj në Argjentin

Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në garat e Lojërave Olimpike për të rinj në Buenos Aires.
. Kosova shkruan me medalje historinë edhe në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Xhudistja Erza Muminoviq i ka sjell vendit tonë medaljen e bronztë nga kryeqyteti i Argjentinës.

Kampionia e Evropës fitoi të bronztën me repesazh në kategorinë -44 kilogramë.

Ajo në luftën për medalje mundi ukrainasen, Anastasia Balaban me ippon, për të shpërthyer më pas në lot nga gëzimi.

Erza e nisi me humbje në çerekfinale nga indoneziania, Devi Tangjam.

Më pas në repesazh mundi bullgaren, Aleksa Georgieva, si dhe Vusala Karimova të Azerbajxhanit, për të mundur në luftën për medalje ukrainasen, Balaban.Kontribut në fitimin e medaljes dha edhe asistenti i trajnerit të mirënjohur, Driton Kuka, Fatos Tabaku, i cili ndodhet me Erzën.

Krahas drejtuesve më të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe ministrit Kujtim Gashi, lufta kryesore e Erzës u përcoll edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.Medalje historike për Kosovën, Erza e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj në Argjentina

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com