Loading...

Më në fund Prokuroria jep pretencën, ja sa burg kërkon për grupin “Shullazi”

Pas dështimit të seancës së kaluar, prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për bandën ‘Shullazi’ të akuzuar për disa vepra penale.

Në tërësi për grupin kriminal të Shullazit janë kërkuar 64 vite burg. Më konkretisht për Gilmando Danin, 15 vite burg, për Blerim Shullazin 10 vite burg, Endrit Qyqja 11 vite burg si dhe 11 vite burg për Endrit Zelën.

Çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda.  Arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com