Loading...

Me 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra, ky është shqiptari i rrezikshëm që u kap në Greqi

Kapet ne Greqi një shqiptar i konsideruar tepër i rrezikshëm. 44-vjecari nga Saranda, konsiderohet ne Greqi si “Pasari shqiptar”, referuar kriminelit te rrezikshëm grek Kostandinos Pasaris.

Ai është kapur ne lagjen Kalithea te Athinës, bashkë me një tjetër shqiptar 29-vjecar. Sarandjoti është kapur me një pistolete ndërsa ndaj tjetrit kishte urdhër arresti për vjedhje.

Për policinë greke, sarandjoti 44-vjecar njihej me pseudonimin “Merkuri” dhe përdorte 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra.

Identiteti i tij i vërtete u vërtetua ne vitin 2008 pas bashkëpunimit me policinë shqiptare.

Ai u arrestua ne Greqi ne vitin 2008 për një sere grabitjesh, kundërshtim me arme te policisë por dhe për një vrasje te ndodhur ne Greqi si shenje hakmarrje për një tjetër vrasje te ndodhur ne Sarande ne fillim te viteve ‘90.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com