Loading...

Mbyllet pas 110 vitesh shkolla historike në Tragjas/Ndër shkollat e para të gjuhës shqipe

Ka mbyllur dyer këtë vit shkolla 110 vjeçare në fshatin Tragjas të qytetit të Vlorës.

Këtë vit, shkolla “Zonja Çurre” nuk u hap dhe në derën e saj nuk kishte me mbishkrimin “Mirësevini nxënës të dashur”.

Kjo shkollë që u mbyll sivjet, është ndër shkollat e para të gjuhës shqipe.

Ajo nuk do të çelë dyert për shkak të reduktimit të ndjeshëm të numrit të nxënësve.

Prindërit e fëmijëve shprehen kundër mbylljes së shkollës, ndërsa thonë se shumë prej nxënësve kanë zgjedhur Orikumin dhe Vlorën për t’u shkolluar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com