Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Surrel, aty ku banon edhe kryeministri Edi Rama.
Një makinë me tre persona ra në greminë dhe për pasojë njëri nga ata ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas policisë, personat që u nxorrën nga mjeti janë shtetasit L. B., rreth 60 vjeç dhe Z. A., rreth 55 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi tjetër ende i paidentifikuar i moshës rreth 25-30 vjeç ka ndërruar jetë.