Një grua e re krenohej shumë në rritjen dhe kujdesin e luleve në kopshtin e saj plot ngjyra dhe aromë të freskët.
Ajo ishte rritur nga gjyshja e saj e cila i mësoi t’i donte dhe të kujdesej për lulet ashtu siç kishte bërë edhe vetë.
Pra, ashtu si gjyshja e saj, kopshti i saj i luleve vinte i dyti për të, pas familjes.
Një ditë duke parë në një katalog për lulet që porosiste shpesh, fotografia e një luleje ia kapi menjëherë syrin asaj.
Ajo kurrë nuk kishte parë një lule të çelte aq bukur si ajo.
“Unë duhet ta kem atë,” tha ajo me vete.
Kur lulja mbërriti në adresën e shtëpisë së saj, ajo nuk priti aspak dhe nxitoi ta mbillte. Ajo e mbolli pranë një muri buzë kopshtit të saj.
U rrit me vështirësi ajo lule, me gjethe të bukura të gjelbra kudo, por nuk çeli asnjë lule.
Ditë pas dite, ajo vazhdonte ta shihte, ta ujiste, ta vadiste, dhe madje edhe i fliste asaj me dashuri duke dashur ta merrte me të mirë lulen. Por, ishte e kotë, ajo nuk çelte.
Një mëngjes pas shumë javësh, ndërkohë që ajo i kishte humbur të gjitha shpresat qëndronte e mërzitur përballë bimës, ajo ndjehej keq që nuk kishte lulëzuar.
Po e mendonte seriozisht mundësinë që ta çrrënjoste dhe në vend të saj të mbillte diçka tjetër aty.
Ishte pikërisht ky moment kur fqinji i saj i moshuar, po ia bënte me shenjë asaj duke tundur dorën nga kryet e shkallëve të ndërtesës së tij, i cili më pas zbriti afër saj… dhe i tha:
“Faleminderit shumë, nuk mund ta imagjinoni se sa shumë gëzim dhe sa ëmbëlsi u ka falur syve të mi kjo lule e bukur që ka çelur rrëzë murit”.
Vajza e re eci përmes derës drejt oborrit të fqinjit të saj, dhe me siguri, e pa që në anën tjetër të murit ishte mbushur me lule.
Ato ishin me të vërtetë lulet më të bukura që kishte parë ndonjëherë.
Ajo lule i kishte shtrirë rrënjët e saj përtej murit dhe kishte lulëzuar në të çarat e murit të fqinjit dhe jo në anën e saj të murit, dhe dukej aq e bukur.
Kjo është bukuria e kësaj bote.
Kudo që e mbjellim të mirën në këtë tokë, me dijeni ose padijeni, duhet të përgatitemi t’i shohim lulet e mirësive tona të çelin aty ku më pak e presim… nuk ka pengesa, e mira e gjen gjithnjë të çarën për të shpërthyer.