Admir Hoxha, është biznesmeni i dyshuar si organizatori i laboratorit në Has. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa sipas hetimeve ai ka sjellë në Shqipëri dy shtetasit turq, dy ekspertë të përpunimit të drogës. Bëhet fjalë për Iskënder Sale, 35 vjeç dhe Nejdet Cerusoglu, 49 vjeç.
Ata u pritën nga Admir Hoxha në resortin e tij pranë Rinasit, së bashku me një shtetas kosovar, Xhemal Shala.
Në ambientet e përshtatura për përpunimin e drogës, policia tha se u gjetën 182 kg morfinë dhe 22 litra lëndë e lëngshme dhe pajisje të tjera që përdoreshin për prodhimin e heroinës./korrieri