Loading...

Kush janë drejtuesit e kompanisë ‘Bast Arena’ që do fitojnë miliona euro me vendimin e Ramës?

Mbyllja e planifikuar e kazinove dhe pikave të basteve në zonat e banuara në Shqipëri, është një vendim i mirëpritur nga qytetarët, të cilët pas vitit 2015-të kanë vuajtur ‘mbjelljen’ në çdo pallat të një biznesi të tillë.

Por vendimi radikal i kryeministrit Edi Rama ka disa anë të tjera që kanë mbetur në hije dhe presin përgjigje.

Ndonëse nuk do të kenë mundësi të vendosin skedina në rrugicat e Tiranës, të interesuarit mund ta zhvillojnë këtë aktivitet ‘online’. Në Shqipëri ekziston vetëm një kompani e lincensuar ku mund të vendosen baste në internet, bëhet fjalë për ‘Bast Arena’.

Nga 1 janari 2019, kjo kompani do të ketë monopolin e baste online, çka do i sigurojë miliona euro të ardhura në vit. Por kush qëndron pas ‘Bast Arena’?

E krijuar në maj të 2017-ës me pronësi të huaj, kjo kompani do të ketë shumë shpejt monopolin e basteve online, si dhe drejton një portal sportiv në Shqipëri.

Bazuar në regjistrimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, drejtuesit e kësaj kompanie janë persona pothuajse anonim. Ata quhen: Suleyman Cihan Onerci; Ibrahim Aktas; Raci Genc; Ozan Isgordu; Ekin Genc.

Administratorë janë: Ulas Utku Bozdogan dhe Dritan Jeminaj.

Kompania rezulton e regjistruar me emrin “Universal Software Solutions N.V; MAREN” dhe pronësia është e huaj. Zyrat e saj ndodhen në Durrës në lagjen nr. 13, Rruga e Palmave. Godina ‘Gener2’ në Tiranë është një tjetër ndërtesë e regjistruar si adresë e kompanisë.

Gjithashtu, kjo kompani ka në pronësi edhe portalin ‘E dua sportin’ që ka hyrë së fundmi me vrull në fushën e medias online në Shqipëri, me investime dhe sponsorizime të shumta.

Shumë pyetje lindin mbi këtë kompani dhe ‘fatit’ që i ka rënë pas vendimit të kryeministrit Rama. Pyetje që vështirë se do të marrin ndonjëherë përgjigje të qarta.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com