Loading...

Kush është i dashuri biznesmen i Elvana Gjatës, i përfshirë në përplasjen me armë në ish-Bllok

Elvana Gjata dyshohet se është bërë “molla e sherrit” mbrëmjen e djeshme ku si pasojë mbeti i ekzekutuar një person në ish-Bllok.

Këngëtarja Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj, biznesmen i fuqishëm në vend, dhe në momentin kur ndodheshin në lokal ajo është ngacmuar nga njerëzit e Martinajt. Mësohet se se i dashuri biznesmen i Elvana Gjatës është Ervin Mata, biznesmen tejet i fuqishëm.

Në media është shkruar shpeshherë për lidhjen e Elvana Gjatës me biznesmenin nga Tirana dhe jetën luksoze të tyre, por deri më tani emri i tij nuk është bërë publik. Edhë në festën e 30 vjetorit të Elvana Gjatës nuk u publikua asnjë foto e të dashurit të saj Ervin Mata./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com