Duke parë ngjarjet e fundit, ndoshta nuk është aq keq kjo porosi.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë një porosi për të gjithë ata që frekuentojnë zonën e Bllokut në Tiranë.
Nga një takim i LSI-së me simpatizantët në qytetin e Beratit, Kryemadhi foli për gjendjen e rënduar në vend, e duke iu referuar krimit të dy netëve më parë, tha se ata që pinë një kafe apo një ujë në Bllok duhet të marrin një jelek antiplumb.
“Kur pini kafe apo një ujë në Bllok mos harroni të merrni me vete jelek antiplumb. 100 metra larg zyrës së kreut të parlamentit ndodh një luftë bandash. Mund të përmendim raste pafund, raste të pazbuluara apo mijëra raste kur kriminelët janë të identifikuar por nuk ndalohen.
Folën për reformë, por kjo reformë jo vetëm që u kap nga Edi Rama por po përdoret si mundësi për të mbuluar krimin e organizuar”, deklaroi Kryemadhi.