Loading...

Kuqezinjtë nuk ia dalin ndaj Spanjës

Kombëtarja e Shpresave nuk ia ka dalë të marrë as edhe një barazim ndaj Spanjës U-21 në takimin e përfunduar para pak minutash në “Selman Stërmasi”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi janë mposhtur me rezultatin e ngushtë 0 – 1 me një gol të pësuar në minutën e 84-të, i shënuar nga Mir, pas një rrëmuje në zonën e kuqezinjve.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin kthyer të gjithë mbrapa në mbrojtje të barazimit, por që u thyen 6 minuta para përfundimit të takimit, duke dalë me 0 pikë nga kjo sfidë. Ky ishte takimi i parafundit në grupin e dytë, aty ku ndodhen kuqezinjtë, në kualifikueset e Europianit.

Pas 9 ndeshjesh, Shqipëria U-21 mban vendin e parafundit me 6 pikë, duke lënë në fund vetëm Estoninë që ka grumbulluar 1 pikë. Kuqezinjtë kanë rregjistruar 1 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje. Ndeshjen e fundit në grup, ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do e ketë përballë Estonisë në transfertë. /Shkodranews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com