Florent Muslija sapo ka shënuar edhe një gol në Bundesliga. Talenti 20 vjeçar nga Kosova ka kaluar Hannoverin në epërsi në përballjen si mysafir i Leverkusenit.
Madje, kosovari ka shënuar gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
Muslija pak ditë më parë debutoi me gol në Bundesliga dhe trajneri i Hannoverit për herë të parë i ka dhënë atij mundësineë e titullarit.
Muslija është paraqitur më parë për grupmoshat U20 të Gjermanisë, por Kosova e ka mundësinë ta bëjë për vete./Indeksonline/