Loading...

Kontrollet për sigurinë, policia e Vlorës procedon 64 shtetas

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë gjatë javës së kaluar në vijim të punën për goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve ka proceduar penalisht 64 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Sipas policisë, nga këta 17 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 3 shtetas janë ndaluar pasi ishin në kërkim, 40 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, 4 shtetas janë shpallur në kërkim, janë plotësuar 5 Kërkesë – Padi për t’u pajisur me Urdhër Mbrojtjeje, si dhe janë vendosur 340 Masa Administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë .

“Në zbatim të plan masave, për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, goditjen e veprimtarive kriminale në drejtim të fushës narkotike, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, Strukturat Policore të DVP Vlorë në bashkëpunim me forcat operacionale FNSH, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në rrugë, ambiente të ndryshme si lokale nate, lloto sporti etj, në të gjithë territorin e qarkut Vlorë – Himarë, Sarandë, Delvinë”, thekson policia e Vlorës.

Policia bën të ditur se në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com