Një 32-vjecar ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma. Në pranga ka përfunduar Albano Cano, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Ai pritet të ekstradohet.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale, si rezultat i mirëorganizimit dhe profesionalizmit të strukturave përkatëse si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur kapja e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:
Albano Cano, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Ky shtetas më datë 10.09.2018, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini/Itali kanë lëshuar Urdhërin e Arrestin Ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 56, 61, 575 të Kodit Penal Italian.
Materialet do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.