Loading...

Kanina, është një atraksion turistik i gjithi për tu zbuluar

Është quajtur “Ballkoni i Vlorës” dhe jo më kot ka marrë këtë emër.

Madje duke i rezistuar kohës dhe viteve. Mjafton ta shohësh ,apo vizitosh dhe e kupton menjëherë se përse quhet pikërisht kështu. Me një pamje të mrekullueshme mbi qytetin dhe gjirin e Vlorës, fshati Kaninë, me një histori qindra vjeçare, është një atraksion turistik i gjithi për tu zbuluar.

Për historinë,resurset e mrekullueshme turistike që ofron por edhe kulinarinë e veçantë të pasur me produktet bio.

Sot fshati Kaninë,është një nga vendet që çdo vit e më shumë ka ngjallur interesin e të huajve por edhe turistëve vendas për t’u vizituar.
Mund të gjesh gjithçka nga qengjat dhe kecat e zonës, të rritur në lartësitë e malit të Shashicës në Kaninë. Apo të zogjve të zonës dhe produktet e bulmetit apo perimet qe i gjen vetëm në këtë zonë. Te gatuara me shije në hell, zjarre e saç, tradita rikthehet shijshëm në tryezat e pak lokaleve të zonës. Në to mund të shijosh një gotë verë të bërë në zonë. Kanina është e famshme edhe për kalanë.

Kush është ngjitur në kala, ka shijuar bukurinë e rrallë nga kjo pikë vërtet strategjike. Nga ku sheh si në pëllëmbë të dorës Karaburunin, Sazanin, gjirin dhe vetë qytetin e Vlorës. Historianët vënë theksin tek një e vërtetë historike teksa përmendin Kalanë e Kaninës. Pasi kjo kala është e lidhur me historinë e tërë vendit. Kjo histori starton qysh nga luftrat iliro-romake deri në Luftën e Dytë Botërore. Nuk është vetëm kalaja është fshati me histori dhe tradita Kanina një vend i gjithi për t’u eksploruar dhe shijuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com