Loading...

Kaloi 16 vjet në burg për shkak të tatuazhit të njëjtë me kriminelin

Një burrë ka kaluar 16 vjet në burg, pasi kishte tatuazhin e njëjtë si përdhunuesi serik.

Luis Lorenzo Vargas, 46 vjeçar, ishte dënuar në vitin 1999 për dhunimin e tri grave, gjykata kidhte vendosur se ai ishte i ashtuquajturi “dhunuesi me lot”, një sulmues i pa identifikuar që besohet se ka dhunuar rreth 39 gra që nga viti 1995, raporton Independent.

Pas një kërkese të gjatë për lirim, një gjykatë në Los Angeles pas disa testeve të ADN-së ka vërtetuar se nuk ishte kryesi i krimeve, transmeton Koha.net.

Sulmuesi, i cili kërkohet nga FBI-ja, është quajtur “dhunuesi me lot” sepse viktimat e kanë përshkruar atë se ka së paku një tatuazh të lotit nën syrin e majtë. Hetuesit thonë se tatuazhi mund të jetë një shenjë ose një gërvishtje.

Vargas e kishte bërë lotin tatuazh në të njëjtin vend, kur ishte 13 vjeçar, për t’u mos u dalluar me shoqërinë e tij, ka thënë avokati mbrojtës i Vargasit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com