Loading...

Jepen detaje për 2 Vlonjatët që u prangosën në Brindisi me 557 kg lëndë narkotike (Detaje\Video)

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për dy skafistët shqiptarë të arrestuar në Brindisi, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin 560 kg marijuanë me gomone. Sipas policisë, gjatë ndjekjes, dy skafistët shqiptarë hodhën ngarkesën në det në tentativë për t’u larguar.

Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora. “Guardia di Finanza italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë të mundur ndalimin e një mjeti lundrues të përdorur për trafik lëndësh narkotike në afërsi të Brindizit, Itali. Gjatë ndjekjes, 2 skafistët e hodhën ngarkesën në det.

Më pas ajo u rikuperua dhe rezultoi se ishte rreth 560 kg marijuanë. Të arrestuar janë shtetasit G.M., 32 vjeç dhe A.B., 27 vjeç nga Vlora.   2 forcat policore po punojnë bashkarisht për këtë rast, si dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë në këtë tentativë trafikimi”, thuhet në njoftimin e policisë. Fillimisht u raportua se sasia e marijuanës  së kapur ishte 557 kg, ndërsa pas peshës zyrtare, sasia e bllokuar në Brindisi rezultoi 3 kg më shumë. Autoritetet njoftojnë se forca të shumta policore po punojnë ngushtësisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të cilët dyshohen se janë bashkëpunëtorë me dy skafistët vlonjatë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com