Loading...

Infermierja e masakroi përjetë, nëna e Denadës: Doja të shisja veshkën që të shpëtoja vajzën

Foto ilusturese
Denada Aliaj është 15-vjeçarja nga Shkodra, e cila duket se është dënuar përjetë për shkak të pakujdesisë së infermieres që e trajtoi pasi erdhi në jetë. Kur ishte vetëm 3 javëshe, një infermiere në qytetin e Shkodrës i bëri një injeksion në kockën e këmbës, çka solli infektimin e gjymtyrës së të voglës.

Alma Aliaj, nëna e Denadës tregon për “Boom” si nisi gjithçka:

“Problemet filluan që në kur ishte 3 javëshe. Infermierja e ndërrimit të turnit i bëri gjilpërë cepurinë dhe i preku kockën. Iu enjt këmba, tre javë e mbajtën me kompresa të ftohta dhe alkool, më pas e operuan. Pastaj shkoi puna me i këput këmbën. Ishte 2 muaj e gjysmë. Duhet me i pre i këmbën tha se po i merr trupin komplet ky lloj infeksioni, po i përhapet dhe bëhet më keq.
I thashë jo. Tani vajza është 15 vjeçe, është operuar 13 herë në Shqipëri dhe 3 herë në Gjermani. E ka këmbën më të shkurtër 6 cm që i mbeti nga thyerja. Doktori na kërkon 9500 euro, aq nuk kam mundësi. Jetoj me qira, kam dhe fëmijët me i mbajt me bukë, vetë punoj pastruese. Me këtë operacion vajza do të kthehet në gjendje normale si gjithë të tjerët”.

E ëma tregon gjithashtu se për t’i dhënë një zgjidhje situatës së rëndë të krijuar në familjen e saj dhe për të parë të bijën si gjithë fëmijët e tjerë, ajo ka menduar të kryejë edhe veprime ekstreme.

Kështu, gruaja ka menduar të shesë veshkën, por kanë qenë fëmijët ata që e kanë ndaluar duke e bërë të reflektojë.

Alma thotë në vijim:

“Kam dasht me i dhuru veshkën një vlonjati që e kishte kërkuar për transplant, kishim të njëjtin grup gjaku, por vajza tha: Po me vdek ti, ne mbetemi jetimë dy fëmijë. Veç prej hallit, sepse askush nuk del me kërku prej qejfit. Çfarë të bëj?Nuk dua gjë tjetër, vetëm vajza të bëhet mirë. Edhe njëherë në ditë me hëngër bukë nuk ka gjë, vetëm për vajzën do të doja të më ndihmojnë kush të ketë mundësi ta vënë dorën në zemër se është 15 vjeçe dhe mbete sakat për gjithë jetën”.
Nga ana tjetër, vetë Denada tregon se ka lënë shkollën kur ishte në klasën e 6, pasi shokët e shoqet e tallnin.

Ajo kërkon të jetë si gjithë të tjerët, teksa shprehet se momenti më i vështirë në këto vite ka qenë kur ka qëndruar 6 muaj në allçi, një vit tjetër pa lëvizur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com