Emblema e korrupsionit shtetëror shqiptar, Ilir Meta po përjton vetminë, për shkak të braktisjes së madhe, prej politikanëve, qeveritarëve, ish-vartësve, “ushtrisë” së servilëve, bashkëhajdutëve, eksponentëve të botës së krimit dhe gjithë kategorisë e tij.
Këtë vetmi, ai po e kompenson, me udhëtimet e trishta nëpër male, fshatra, shpella e qytete, duke u vetë-katandisur, në “murg”, i mbyllur brenda mureve të presidencës dhe një “endacak”, që kur e mbërthen superkriza psikologjike e hijes së mëkateve, del e bredh rrugëve.
Nëse para 1 viti, i shkonte prapa një “lukuni” politikanësh, biznesmenësh, zyrtarësh të lartë, botuesish, pronarë mediash turma kantundarësh, “trimi” Çepanit hiqej, krekosej, kapardisej e ecte në krye të tyre, si “Koka e botës”.
Ndërsa tani, ka humbur kapadaillkëun, ka braktisur kostumet, ka ulur hundën, veshët e i është bërë koka sa një “lëpirëse”, dhe nuk po ndihet më, nuk po begeniset as nga kamerierët e lagjes, krejt i braktisur me qenin dhe macen e tij.
Qysh nga koha kur e degdisën dhe e ngujuan jo pa qëllim në Presidencë dhe menjëherë, pasi kuptoi se reformën në drejtësi, nuk e kanë në dorë Llalla, Zaganjori e Beçaj, por e drejton SHBA, presidenti “krim”, në çdo dalje publike, tregon se ka mbetur vetëm me dy persona, me të njëjtin emër.
Njeri është aktor komik, ndërsa tjetri gjyqtar. Njerin e mban, financon dhe e përdor si klloun, ndërsa me tjetrin, vazhdon pazare emërimesh në drejtësi dhe lirime kriminelësh e drejtorësh hajdutë, që i kanë mbushur thasët me miliona.
Likja i Çepanit, ish-njeriu që komandonte gjithçka, tani nuk po komandon dot as veten. Nuk e përfill askush, ka mbetur vetëm me Gjinin e “Protokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë, me njërin është komshi në Lalëz, ndërsa me tjetrin është ortak në korrupsion dhe mbrojtje të krimit në KLD e gjykata.
Por edhe nëse, siç thonë ata matanë oqeanit, Likja, do të çohet ca vite me “pushime” në Reç, përsëri do ketë lidhje me dy Gjinët, mbasi njeri do bëjë humor me prangosjen e tij, ndërsa me tjetrin, mund të takohen në gjykata e qeli, si “miq” me të njëjtin fat./Pamfleti