Pas arrestimit të ish- drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve njëherazi ish-deputetit socialist, Arben Çuko, të tjera detaje kanë dalë në dritë. Mësohet se Çuko është arrestuar pasi ka tentuar të transferojë nga burgu të dënuarin Olsi Karagjozi, i dënuar me 22 vite burg në këmbim të parave.
Olsi Karagjozi i njohur si vrasës me pagesë qëllonte biznesmenët i paguar nga rivalët. Olsi ka kryer rreth pesë atentate, njihet me nofkën “Olsi i Qamiles”./korrieri