Një ngjarje horror ka përlotur shumë zemra, teksa një 26-vjeçare, e cila vuante nga depresioni, është hedhur para një kamioni, duke u vetëvrarë.
Heidi McGovern kishte në krah edhe djalin e saj 2-vjeçar, që shpëtoi mrekullisht, edhe pse me fraktura të shumta.
26-vjeçarja për më tepër ishte edhe shtatzënë. Bashkëshorti i Heidit tha se ajo ishte personi më i ëmbël dhe i mrekullueshëm.
Sipas tij, ajo besonte se do e shpëtonte të birin që të mos kalonte vuajtjet e saj, pasi ata ishin të ngjashëm. Ndaj dhe e mori me vete, kur u hodh para kamionit.