Loading...

Historiku i skedinave, si luheshin ato në kohën e komunizmit, historiani publikon dokumentin (Foto)

Historia e skedinave në vendin tonë nuk është zbuluar së fundmi, por as me fillimin e viteve të pluralizmit. Ato datojnë që prej kohës së regjimit komunist dhe këtë e fakton ish-drejtori i Arkivit, Kastriot Dërvishi i cili ka zbuluar që skedinat janë luajtur që në kohën e komunizmit. Dërvishi shkruan se llotaritë ishin një dukuri e fshehtë që luhej që me kampionatin italian dhe ishte bërë masive. Skediana luhej në kampionatin shqiptar të futbollit, kryesisht në kategorinë e parë, shkruan historiani. Krahas postimit të tij, Dërvishi ka publikuar edhe një skedinë të komunizmin, të cilën e ka ruajtuar për kuriozitet njerëzor.


“Në tetor 1990, pas disa vitesh ndalese të llotarive nga qeveria komuniste, nisi shitja e këtyre skedinave që u kamufluan me emrin “konkursi i parashikimeve sportive”. Erdhi ky veprim sepse dukuria e fshehtë e llotarive me kampionatin italian të futbollit ishte bërë masive. Shteti synonte ligjërimin, një sjellje ndryshe, kontrollin dhe vjeljen e fitimit financiar. Skedina luhej me kampionatin shqiptar të futbollit, kryesisht kategorinë e parë, por futej ndonjëherë edhe e dyta, gjysma pjesësh, si dhe nga basketbolli e volejbolli. Kam ruajtuar nga ajo kohë 2-3 skedina, si provë e një kurioziteti njerëzor, të vetmet, pasi kurrë nuk i kam ndjekur këto lojëra në vitet që pasuan, me gjithë llojet e emrave që ato patën”, shkruan Kastriot Dërvishi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com