Loading...

Historia e plotë e këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata dhe profecia ndjellakeqe e saj…

Elvana Gjata që prej ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrënë në Bllok ku ishte prezente, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo pasi i dashuri i saj ishte pjesë e sherrit. Ndoshta sot më shumë se kurrë një thënie emblematike e Elvana Gjatës, për bestytninë për të mos i përmendur gjërat që do në publik, nga frika se prishen, ka fituar të gjithë domethënien e saj.

Të enjten e 4 tetorit në mbrëmje, këngëtarja u përfshi në një sherr me armë mes të dashurit të saj Ervin Mata dhe një grupi rival, në krye të të cilit qëndronte i tmerrshmi Ervis Martini. Masakra që përfundoi me një të vdekur, qe mënyra më e keqe e mundshme për ta bërë publik emrin e “të fejuarit” të saj, që diva 31 vjeçare e ruante me fanatizëm.

Të gjithë fansit e saj e kanë të ngulitur në memorie shkurtin e këtij viti kur ajo foli për herë të para për dashurinë se saj, në emisionin e Ermal Mamaqit. Dialogu tashmë është marë dhe rimarë në të gjitha portalet dhe faqet e kronikës rozë.

Ermali:  Po mirë mi goc, po si mi goc, vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare. Fle me mamin akoma. Beqare je mi, beqare? Ngele beqare?

Elvana – Më vinë në mendje tingujt e këngës me sa duket gjërat kanë ndryshuar

Ermali – Po hë mi shyqyr mi të keqen, se po bëheshim merak mi.

Elvana – Pse po bëheshe merak ti mo?

Ermali – Sepse kur të ikën mosha Elvanë, është gjithmonë e më e vështirë…

Dhe pas kësaj vijonte fraza e famshme për gjerat që ke frikë ti pranosh pasi trembesh se të prishen dhe pohimi i fortë i Elvanës  ‘Zoti është treguar shumë i mirë me mua…’

Me siguri, këngëtarja që ishte ndarë nga Flori Mumajezi në 2016, duke e këmbyer në muzikë me Piro  Çakon dhe në zemrën e saj me Ervin Matën kishte të gjitha të drejtat e botës të besonte se perënditë po kujdeseshin për të.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com