Nga Fatbardha Demi
Fjala PLIS në gjuhën shqipe emërton një copë dheu, që shkëputet kur hapet brazda për mbjellje apo ndonjë punim tjetër . Kur filloi të punohej toka dhe të mbilleshin bimët e egra, që shënoi lindjen e agrokulturës (afro para 7-8000 vjetësh) dhe vënd-banimeve të përhershme, atëhere ka lindur edhe hyjnizimi i dheut.
Etruskët e Tarkuinës (Tarquinia, Itali), një fis pellazg, e shikonin fatin e tyre tek plisi i një toke të punuar në orët e para të mëngjesit.(22) Siç pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869) : “Pellazgët e kohës para-historike, ishin bujq të mirë, mjeshtër të zot dhe tek ata kulti fetar ishtë mjaft i zhvilluem“. (23) Në këtë periudhë lindi edhe miti i Dhemitrës.
Nga toka buronin lumenjt që me ujin magjik ushqenin bimët dhe gjallesat e tjera dhe nga thellësia e saj, rrënjët lartësonin pemët e pyllit drejt qiellit. Toka “lindte” natyrën përreth, por edhe trette në gjirin e saj çdo gjë, sigurisht edhe njeriun që ecte mbi të dhe ushqehej me prodhimet e saj.
Mund të pohojmë ,vëren M.Eliade, së disa mite njiheshin nga njerëzit paleolitikë: në rradhë të parë mitet kosmogonike dhe MITETe ORIGJINËS (origjina e njeriut, e kafshëve dhe e vdekjes etj) (24) Është interesant një e dhënë e Hahnit : “Më duket se kam këndue te një vjershëtor i vjetër , se krijesa e parë e botës asht delja, e cila ka dalë nga Toka (25)
Njeriu i lashtë, njohu fuqinë krijuese të Dheut dhe e quajti “Mëmë-dhe”, siç e emërtojnë edhe sot shqipetarët vënd-lindjen e tyre, por edhe disa popuj të tjerë europianë, duke bësuar së prej saj kanë lindur.
“Pellazgu, babai i parë i popullit Pellazg, mbret në Argolidë. Sipas legjendave dhe miteve ishte Njeriu i Parë që jetoi në botë dhe në Arkadi, kishtë lindur nga dheu.” (Vojtech Zamarovský ,(1919-2006), “Heronjtë e Miteve Antike” f260, 1983) (26)
Vetë dy emertimet e lashta te fiseve te para, “lelege” dhe “pellazge”, ne gjuhën shqipe shprehin mitin e origjinës se tyre. Sipas studiuesit Niko Stillo (“Toskerishte Etruskishte” ): Emërtimi “Lelegë”, do të thotë « lindur të lindëses tokë » dhe « Pellazgë » do të thotë pjellë (dial.çam femijë) « e lindëses tokë » (të lindur nga toka-shën im) ( 27) Nga ajo kohë para-historike, tek shqipetarët ka mbetur emërtimi FARË për njerëzit e një fisi, i perjetësuar në Egjiptin e lashtë tek emri Faraon (fara+ (j) on, dmth prej fisit tonë).
Ky emërtim diktohej për të bërë dallimin midis popullsisë vendëse të Egjiptit dhe sunduesve pellazgë. Sipas Herodotit, egjiptianët që kishin origjinë vendese, ishin të vetmit që nuk lejoheshin të hynin në asnjë tempull. (28)
Hyjnizimi i Tokës nuk lidhej vetëm me idenë e lindjes së njeriut, por edhe të RILINDJES së tij mbas vdekjes brenda saj. Kjo dëshmohet nga përdorimi që në kohët më të herëshme, të ngjyrës së kuqe (simbol i gjakut dhe i jetës), me të cilën lyheshin kockat e të vdekurve.
Në rast se më përpara i linin të vdekurit në një guvë të shpellës, tani njeriu “bujk” i fuste në dhe, me bindjen se do “të rilindnin” përsëri. Këtë e deshmon edhe modeli, në formën e mitrës të varreve me një zgjatim “për të dalë”. Siç pohon M.Eliade , në periudhën Neolitike, për paraardhësit tanë, jeta mbas vdekjes vijonte në botën e nëndheshme. (29)
Ky besim, e bënte varrin të shihej si një vend i shenjtë, traditë që është trashëguar në malësitë shqiptare në Veri dhe në Jug edhe sot, ku respektohen jo vetëm varret e të parëve, historia e të cilëve njihet pak a shumë nga populli, por dhe varret e vjetra, historinë e të cilëve nuk e njohin fare.
(30) Hahn tregon edhe një zakon që kanë patur fiset e origjinës pellazge, si armenët, frigët dhe dardanët e Europës , të cilët “jetonin në banesa nën tokë” (Straboni, VII, f316) (31)
Në objektet arkeologjike shohim figurina që ju blatoheshin Perëndive , që mbanin mbi kokë një copë dheu-Plisin (fig.1,2 poshtë,nisur nga e majta). Për ta bërë më të qartë simbolin mitik, kjo pjesë lyhej më bojën e zezë, siç është ruajtur në foton e dytë (Hyjnesha nga Siria dhe Iraku (periudha Halaf…).
Me këtë “shenjë” dëshmonin përkatësinë e fisit të tyre “të lindur prej dheut” dmth prej fiseve pellazge. Forma konike (fig.3) si e fëmijëve të Zeusit, binjakëve Dioskurë apo e Aleksandrit të Madh është ruajtur tek shqipetarët e sotëm (fig.4) të zonës së Labërisë dhe Çamërisë (Molosia e lashtë).
Në skulpturën e Perëndisë tokësore Serapi, Plisi(dheu) është i zbukuruar me bimë ; tek Perëndësha Astarte, copa “e dheut” ka formën cilindrike(fig.5,6) e cila është forma e qeleshes më e përhapur tek popullsia shqipetare (fig.7). Sot e gjejmë si mbulesë të kokës, po në ngjyrë të zezë edhe tek priftërinjtë e Kishës ortodokse (fig.8) .
Vendosja e copës së dheut mbi kokë, ishtë një ide e njeriut primitiv që e praktikonte mbi figurinat prej balte, të cilat liheshin në altare apo vëndet e shenjta. Praktikisht, njeriu e vendosi mbi kokë, shumë më vonë, në kohën kur mësoi ta përpunojë leshin e deles (kur filloi artizanati) gjithmonë për të treguar origjinën e tij hyjnore. Gjurmët më të lshta të perdorimit te Qeleshes jane gjendur ne mijevjeçarin e tretë pK.
Përfundimi i parë : Qeleshja në zanafill, ka shërbyer si simbol fetar dhe administrativ, fakt që e dëshmojnë objektet arkeologjike. Emërtimi PLIS është i periudhës para-historike dhe përcakton kohën e hyjnizimit të Tokës dhe krijimin e mitit të ORIGJINËS dhe të RINGJALLJES së njeriut. Këto mite, shprehin një fazë të re në besimin e lashtë, kur krahas forcave të natyrës, që mbizotronin deri atëhere në mitët e para, u ndërfut edhe figura e Njeriut. Miti para-historik i origjinës, mbijeton edhe sot tek emërtimi PLIS i Qeleshes dhe emri ARBAN-ARBËRESH (i banun/ i bërë nga Ara) të shqipetarëvë. Në gjuhën shqipe Tokës së punuar i thonë – Ara, ku rrenja “ar” tregon natyrën hyjnore të saj. Edhe emri Pellazg dëshmon mitin e lashtë dhe në shqip, do të thotë :”Të lindur nga dheu” (Spiro Konda) . Ky fakt, krahas shumë të tjerave, pohon se shqipetarët e sotëm e kanë origjinën prej banorëve të parë europianë – fiseve Pellazge.
Si përfundim: Plisi apo Qeleshja e shqipetarëve të sotëm është objekti që ka ruajtur dhe përcjellë MITINe Origjinës së njeriut dhe Historinë e zhvillimit të besimit pellazg. Ajo ka simbolizuar lidhjen e njeriut tokësor me Krijuesin, siç e shprehnin edhe vetë pellazgo-ilirët, duke e quajtur veten HYJNORË.
Këtë e dëshmon edhe emërtimi ILIRË ,i paraardhësve të shqipetarëve të sotëm, që është emërtimi i simbolit kozmik të Zotit: YLLI -t( në dialektin çam – Illi). /shqiptari.eu/