Ai është një nga aktorët më të dashur, sidomos me rolin e policit në ‘Portokalli;, Bëhet fjalë për aktorin e humorit, Florjan Binaj, i cili ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’.
Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, aktori duhet t’i përgjigjej një pyetjeje, përndryshe duhet të konsumonte një prej ushqimeve.
Florjani duhet të tregonte emrin e një vajze që i ka pëlqyer shumë dhe aktori vendosi të përgjigjej duke treguar një histori. Florjani rrëfeu se dy të rinjtë kishin nisur pëlqimet ndaj njëri-tjetrit, madje aktori i kishte blerë një arush për ditën kur do takoheshin tek kodrat e Liqenit. Mirëpo kur mbërriti atje u habit kur pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një tjetër.
Nga kjo ngjarje kanë kaluar shumë vite, megjithatë Florjani e tregon me humor.