Loading...

Gjendet në Shkodër një fuoristradë e qëlluar me breshëri plumbash, ka njolla gjaku

Policia e Shkodrës në orët e mëngjesit tre ditë më parë ka gjetur në fshatin Shtoj i Vjetër në afërsi të shimave të trenit një fouristradë e cila ishte gjuajtur me një breshëri plumbash. Brenda fouristradës forcat e policisë kanë gjetur edhe njolla gjaku. Ajo që dyshohet momentalisht është se një person që ka qenë brenda makinës është plagosur.

Deri më tani ende nuk ka asnjë lloj informacioni se kush është plagosur dhe ku ndodhet ai shtetas .  Forcat e policisë kanë shoqëruar shumë persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja ndërsa po ashtu janë marrë në pyetje shumë të tjerë.

Fouristrada e cila është qëlluar me breshëri plumbash natën e 14 tetorit të këtij viti rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosura. Në spitalin rajonal të Shkodrës sipas burimeve që nga nata e 14 tetorit nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirësojnë punën e efektivëve. Deri më tani kjo ngjarje nuk është bërë e ditur nga policia e Shkodrës në njoftimet e saj ashtu si në të gjitha rastet e tjera. Policia po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje mbi autorët./ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com