Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, është ekspozuar shumë rrallë në publik me të dashurën e tij, pas divorcit me bashkëshorten e tij, disa vite më parë. E dashura e deputetit Pollo quhet Ilda Mara.
Ajo është drejtore e “Festivalit Argjiro” dhe revistës “Art dhe Trashëgimi”, ku këtë vit në bashkëpunim me Ambasadën greke, përmbyllën me sukses koncertin “Një shekull me muzikën greke”, shkruan CNA.al.
Genc Pollo dhe Ilda Mara janë shfaqur në krah të ambasadores greke, Eleni Surani, në këtë event. Pollo ka qenë i martuar dhe është babai i dy vajzave./korrieri