Loading...

Futbollisti i njohur sherr në lokalin e natës, i thyen hundën këngëtarit pasi i ngacmoi gruan

Nuk kanë fund telashet për ish-mesfushorin e Atletiko Madritit, Arda Turan.

Turan po shfaqet gjithmonë më shuam protagonist jashtë fushe sesa në të.. Mesfushorti i Barcelonës, që aktualisht luan te Basaksehir në huazim po vuan një skualifikim për 16 ndeshjesh pasi shtyu një arbitër anësor një për faull që nuk u sinjalizua në favor të tij, shkruan Shkodranews.

Sipas raportimeve të mediave, mbrëmjen e djeshme ai është përfshirë në një sherr në një klab nate, në Stamboll, ku kishte shkuar pa gruan e tij e cila është shtatzënë. Sipas lajmeve në mediat turke, bashkëshortja e Berkay Şahin, Özlem Şahin thotë se Arda Turan i ka thënë që është vajzë e bukur dhe po të mos ishte e martuar mund ta merrte për nuse atë. Afër saj ka qenë këngëtari Berkay i cili i ka thënë Arda-s se do të përballet me të, por pasi të lërë bashkëshorten e tij në shtëpi, shkruan Shkodranews. Dëshmitarët thonë se Arda nuk ka pritur që ai të largojë bashkëshorten dhe e ka sulmuar menjëherë. Nga sherri, ai që ka pësuar më shumë ka qenë këngëtari që ka thyer hundën.

Njerëz të njohur dhe qytetarë të ndryshëm kanë kritikuar ashpër Arda Turan në rrjetet sociale për veprimin, ndërsa Arda Turan ka përgënjeshtruar lajmet duke thënë se zënka nuk ka të bëjë me bashkëshorten e Berkay, por për shkak të një sherri banal me të. /Shkodranews/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com