Loading...

Fieraku thur plan gati perfekt, por fundi nuk ishte siç ai e priste (foto)

Një person nga Fieri kishte thurur një plan gati perfekt për t’ua hedhur punonjësve të policisë. Por fundi nuk ishte siç ai e priste.

Selim Lazaj nga Patosi, 46 vjeç, u arrestua në doganën e Kakavijës pasi në makinën e tij, policia kufitare zbuloi 4 kg kokainë që ai po tentonte ta trafikonte për në Greqi. Kokaina ishte fshehur në baterinë e makinës.

Policia e Gjirokastrës njoftoi se në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme në fushën e krimeve ndërkufitare, nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare Kakavije, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF, me drejtues shtetasin Selim Lazaj, vjeç 46, banues në Patos, Fier.

Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.
Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com