Loading...

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove, ndahen çmimet, triumfon Reshat Arbana

Mbrëmjen e kësaj të diele u ndanë çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i shprehu dëshirën ministres së Kulturës, e pranishme në sallë, që këtë festival ta kthejë të përvitshëm.

Pas prezantimit në skenë nga data 23-30 shtator të 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi nëntë çmimet që u dhanë sonte u përzgjodhën nga Ndriçim Xhepa, (kryetar jurie) dhe anëtar Josif Papagjoni, Shkumbin Istrefi, Luli Bitri dhe Qendrim Rijani.

Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin, ndërsa çmimi për aktoren më të mirë shkoi për Hajat Toçilla. Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, shkoi për Sofi Kara tek “Meda” dhe “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Medea”.

“Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula si dhe çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë” shkoi për aktorin Reshat Arbana tek “Babai”.

Çmimet për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove: 

1. Çmimi “Aktori i ri më i mirë” u dha për Kristian Koroveshin tek shfaqja “Medea”.
2. Çmimi “Aktorja e re më e mirë” është Hajat Toccilla.
3.Çmimi “Kostumogafia më e mirë”, për Sofi Kara tek “Meda”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
4.Çmimi “Skenografia më e mirë”, Mentor Berisha tek shfaqja “Ata që ikin”.
5. Çmimi “Aktori joprotagonist më i mirë për” Shkëlzen Veseli tek shfaqja Kalogula.
6. Çmimi “Aktorja joprotagoniste më e mirë”, për Gresa Pallaska tek shfaqja “Ata që ikin”.
7. Çmimi për “Aktorin protagonist më të mirë”, Reshat Arbana tek “Babai”.
8. Çmimi për aktoren me të mirë protagoniste e mori Liiza Xhuvani
9. Çmimi special i karrierës shkoi për Roza Anagnostin.
10. Çmimi “Regjia më e mirë”, Altin Basha tek “Gomari i babatasit”.
11.Çmimi “Shfaqja më e mirë” shkoi për “Vdekja e Dantonit” me regji te Dino Mustafiq. /atsh

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com